Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka dhënë një deklaratë pas tensioneve që ndodhën të enjten në seancën plenare, duke theksuar se Kuvendi duhet të jetë një hapësirë ku zhvillohet debati dhe merren vendime në dobi të qytetarëve.
Reagimi i Çaushit ndaj Berishës
Në deklaratën e saj, Çaushi i është drejtuar Sali Berishës, duke theksuar se veprime të tilla nuk mund të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Kuvendi nuk është skenë për spektakle me tymuese, por vendi ku mbrohen interesat e qytetarëve përmes ideve, debatit dhe vendimeve në shërbim të tyre”, ka deklaruar deputetja socialiste.
Çaushi thekson se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kërkon punë, reforma dhe vendosmëri. “Shqipëria ecën përpara me punë, reforma dhe vendosmëri drejt Europës!”, përfundon reagimin e saj deputetja e PS-së.
View this post on Instagram
Burimi: kohajone.com










