Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Erion Veliaj refuzon ushqimin në burgun e Fierit

Erion Veliaj refuzon ushqimin në burgun e Fierit
Foto: top-channel.tv

Një ditë pas kalimit nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, Erion Veliaj ka filluar “grevën” brenda qelisë.

Sipas informacioneve të gazetares Anila Hoxha, kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda institucionit të burgut, dhe ky refuzim vjen si formë proteste për transferimin e tij të padokumentuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Vizitat e familjarëve në mëngjes

Ndërkohë, gjatë mëngjesit, Veliaj ka marrë vizitën e nënës së tij, e cila kishte sjellë me vete një çantë të mbushur me ushqime.

Pak orë më pas, ka mbërritur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte në shoqërinë e foshnjës.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha