Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Arti i lëvizjes në Bukuresht në fotogalerinë e AP-së

Arti i lëvizjes në Bukuresht në fotogalerinë e AP-së
Foto: rtsh.al

Balerinët e Operës Kombëtare të Bukureshtit e kanë festuar Ditën Botërore të Baletit me një performancë të posaçme, duke i hapur publikisht dyert e sallave të provave në kryeqytetin rumun.

Bukureshti

Përmes këtij aktiviteti, shikuesit dhe dashamirësit e artit skenik patën rastin të ndiqnin nga afër disiplinën, përkushtimin dhe elegancën e balerinëve gjatë procesit të tyre krijues.

Kjo galeri fotografish, e përgatitur me kujdes nga redaktorët e fotografisë të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press (AP), sjell momentet më të veçanta të lëvizjes, dritës dhe hijes, si dhe emocionet e balerinëve gjatë kësaj dite festive për artin e kërcimit.

  • /rtsh.al/

     

    Burimi: rtsh.al

    Të fundit Të gjitha