Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Shpejt në transmetim, takimet D1CNN dhe CNN në Doha të Katarit

Shpejt në transmetim, takimet D1CNN dhe CNN në Doha të Katarit
Foto: reporteri.al

Devolli Corporation, e cila është partneri kosovar i rrjetit televiziv amerikan CNN nëpërmjet kanalit D1CNN, mori pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “Global Perspectives”, e cila u organizua në Doha të Katarit.

Nisma e CNN-it në Doha

Iniciativa e CNN-it, “Global Perspectives: In Doha”, përbën një platformë të re dhe të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh së bashku liderë politikë, drejtues biznesi dhe personalitete të njohura, me qëllim diskutimin e zhvillimeve që po ndikojnë në formësimin e së ardhmes globale. Nëpërmjet gazetarisë dhe analizave të CNN-it, kjo nismë krijon mundësi për shkëmbimin e ideve dhe të perspektivave rreth çështjeve kryesore ndërkombëtare.

Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation, së bashku me Adriatik Kelmendin, anëtar i bordit, ishin pjesëmarrës në punimet e konferencës, ku zhvilluan takime me drejtuesit dhe me disa nga gazetarët më të njohur të rrjetit CNN.

Takimet e delegacionit me drejtuesit e CNN-it

Përveç takimit që u zhvillua me drejtorin ekzekutiv të CNN-it, Mark Thompson, delegacioni pati takime edhe me gazetarët e njohur ndërkombëtarisht Wolf Blitzer, Christiane Amanpour, Richard Quest, Becky Anderson, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij rrjeti.

Në hapjen e konferencës morën pjesë gjithashtu kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, si dhe Sheikha Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, motra e Emirit të Katarit, bashkë me personalitete të tjera të jetës publike dhe ndërkombëtare, përfshirë ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Bashkëpunimi i Devolli Corporation me CNN, përmes kanalit D1CNN, i cili do të hapet së shpejti, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me median ndërkombëtare dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit. Pjesëmarrja në “Global Perspectives” në Doha dëshmon angazhimin e kompanisë për partneritete me standarde globale dhe për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha