Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Joseph Pulitzer, themeluesi i çmimit prestigjioz të gazetarisë

Joseph Pulitzer, themeluesi i çmimit prestigjioz të gazetarisë
Foto: kultplus.com

Joseph Pulitzer, gazetari dhe botuesi me origjinë hungareze që u bë një nga figurat më të rëndësishme të gazetarisë amerikane, njihet si themeluesi i çmimit që mban emrin e tij, Pulitzer Prize.

Fillimet dhe karriera e hershme

I lindur më 10 prill 1847 në Makó të Hungarisë, Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1864. Pas disa punëve të ndryshme, ai nisi karrierën në gazetari dhe arriti të bëhej një nga botuesit më me ndikim në vend.

Pulitzer drejtoi gazeta të njohura, përfshirë St. Louis Post-Dispatch dhe New York World. Përmes punës së tij, ai promovoi raportimin investigativ dhe publikimin e shkrimeve që nxirrnin në pah korrupsionin dhe keqpërdorimet në politikë e biznes.

Testamenti dhe çmimet Pulitzer

Në testamentin e tij, Pulitzer la dy milionë dollarë për themelimin e një shkolle të gazetarisë dhe krijimin e një çmimi për gazetarët. Si rezultat i kësaj nisme, në vitin 1912 u themelua Shkolla e Gazetarisë në Universitetin Columbia, ndërsa çmimet Pulitzer filluan të ndaheshin në vitin 1917.

Joseph Pulitzer vdiq më 29 tetor 1911 në Charleston të Karolinës së Jugut. Trashëgimia e tij vazhdon edhe sot, përmes çmimeve Pulitzer, të cilat konsiderohen ndër vlerësimet më prestigjioze në gazetari dhe letërsi./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha