Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha kundër ligjit për guvernatorin, akuzon Ramën për interesa personale

Berisha kundër ligjit për guvernatorin, akuzon Ramën për interesa personale
Foto: euronews.al

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një reagim pas miratimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se kjo nismë ka për qëllim krijimin e një mbrojtjeje të veçantë për të dhe për zyrtarët që e rrethojnë.

Reagimi i Berishës

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e quajti këtë situatë të paprecedentë në histori dhe e përshkroi si tregues të një “regjimi absolutar”.

Sipas tij, ligji nuk ka të bëjë vetëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, por synon të shërbejë edhe si mburojë për kryeministrin dhe njerëzit e tij.

Reagimi i plotë

E pashembullt në histori!

Regjim absolutar!

Miq, sot Edi Rama votoi ligjin për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës kur ai vjedh! Në fakt, ligjin e ka për veten e tij!

Në ‘Fermën e Kafshëve’ të Orwell-it, të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët! Është më e ndershme që Edi Rama të legalizojë vjedhjen, sesa të bëjë ligje të veçanta për mbrojtjen e vet dhe të “derrave” të tij!

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha