Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Manjani kërkon mbrojtje nga qeveria për guvernatorin, jo nga drejtësia

Manjani kërkon mbrojtje nga qeveria për guvernatorin, jo nga drejtësia
Foto: euronews.al

Juristi Ylli Manjani dha mendimin e tij në emisionin Now në Euronews Albania për ndryshimet e propozuara në ligjin që rregullon pozicionin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Manjanit, guvernatorit duhet t’i garantohet pavarësi e plotë nga politika, por pa i dhënë imunitet përballë hetimeve të Prokurorisë.

Pavarësia politike dhe imuniteti ligjor

“Guvernatori është parashikuar në Kushtetutë dhe po të kishte pasur vullnet Kushtetuta do t’i kishte dhënë imunitet. Ai nen ka të bëjë me imunitetin nga ndjekja penale, sepse veprimet hetimore që mund të ndërmerren ndaj një guvernatori në detyrë duhet të shoqërohen me kërkesë për autorizim nga parlamenti.

Bëhet fjalë për dy koncepte të ndryshme: pavarësia politike dhe vendimi në fushën penale. Guvernatori duhet të gëzojë pavarësi të plotë politike, pasi një vendim i marrë gjatë fushatës për uljen e interesit mund të ndihmojë qeverinë. Kusht i padiskutueshëm mbetet pavarësia nga qeveria dhe politika. Në ligjin e bankës pavarësia e tij është shumë e fortë, nuk shkarkohet lehtë, duhet të ketë arsye të forta. Guvernatorin duhet ta mbrosh nga qeveria, jo nga prokuroria”, deklaroi Manjani.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha