Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Drenusha kërkon prej tre vitesh besimin e fëmijëve, gjyqet zvarriten

Drenusha kërkon prej tre vitesh besimin e fëmijëve, gjyqet zvarriten
Foto: reporteri.al

Tragjedia e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë, ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes historitë e grave që prej vitesh përballen me dhunën në familje dhe me betejat e gjata në gjykata.

Rasti i Drenusha Latifit

Ndër to është edhe Drenusha Latifi, e cila përmes një postimi në Instagram është kthyer te historia e saj personale, duke shprehur zhgënjimin për mungesën e një vendimi përfundimtar nga drejtësia.

“3 vjet pa asnjë vendim të formës së prerë, 2 gjoba me para dhe një proces i vazhdueshëm për dhunë në familje”, shkruan ajo.

Por ajo që duket se e rëndon më së shumti Drenushën është çështja e kujdestarisë së dy fëmijëve të saj.

“Prej 3 vitesh pres që fëmijët të më besohen mua. I rris e kujdesem vetë për ta, por gjykata ende nuk ma beson kujdestarinë, edhe pse babai i tyre nuk tregon interesim për fëmijët dhe e ka lëshuar shtetin e Kosovës”, shprehet ajo.

Kujtojmë se Drenusha ka folur vazhdimisht publikisht për përvojën e saj me ish-bashkëshortin, Atilla Kardesh, të cilin e ka akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha