Gazetari dhe opinionisti Nderim Neziri reagon shpesh në rrjetet sociale për tema të ndryshme. I njohur për qëndrimet e tij të hapura, ai ka publikuar së fundmi një postim në Instagram, ku flet për tendencën e njerëzve për t’u përfshirë në çështjet e të tjerëve.
Nderim Neziri për përqendrimin te problemet e të tjerëve
Në këtë postim, Neziri thekson se shpesh njerëzit përqendrohen te problemet e të tjerëve, ndërsa lënë pas dore ato që kanë në jetën e tyre personale, në marrëdhëniet në çift dhe në familje. Ai e përshkruan këtë dukuri me një mesazh kritik për mënyrën se si njerëzit i trajtojnë çështjet që i rrethojnë, shkruan “Kosovarja”.
“Ne jemi ai popull që merremi me punët e gjithë botës, ndërkohë që tonat i kemi ‘kërrsh’. Merremi me gjithçka, por kurrë me veten”, ka shkruar ai, duke shtuar se njerëzit shpesh dinë t’u japin zgjidhje problemeve të të tjerëve, por jo atyre të vetat.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









