Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë publike gjetjet e një hetimi paraprak lidhur me dështimin e Policisë së Kosovës në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.
Shpërfillja e e-mailit të hetuesit në Stacionin e Policisë në Pejë
Në mesin e shkeljeve të shumta, dokumenti tregon se si zinxhiri komandues në Stacionin e Policisë në Pejë nuk i kishte kushtuar vëmendje një e-maili të dërguar nga një hetues, i cili kishte kërkuar që Arlinda të vizitohej në banesën e saj nga Policia dhe të kishte komunikim me të, me qëllim që të evidentohej gjendja në terren.
“Mos trajtimi nga zinxhiri komandues i shkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, të dërguar nga hetuesi policor i cili kërkon vlerësim të rastit dhe asistence në kapacitete. Hetuesi kishte vlerësuar që gjatë kohës që znj. Arlinda Zekaj ndodhej në shtëpi, të vizitohej nga patrulla të uniformuara policore dhe komunikim të shtuar me të, me qëllim të evidentimit të situatës brenda shtëpisë;”, thuhet në komunikatën e IKP-së.
Burimi: insajderi.org









