Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Transferimi i Veliajt në Fier mbahet sekret nga Burgjet

Transferimi i Veliajt në Fier mbahet sekret nga Burgjet
Foto: abcnews.al

Zhvendosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit është kryer për arsye sigurie dhe dokumenti përkatës është klasifikuar si “sekret shtetëror”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se urdhri i transferimit është nënshkruar sipas procedurave dhe në përputhje me ligjin, por dokumenti i klasifikuar si “sekret shtetëror” nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.

Në një reagim publik sqarohet se vendimi për transferimin është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe se për rastin e Veliajt është njoftuar edhe Prokuroria.

Trajtimi i Veliajt në burgun e Fierit

Sa i përket trajtimit të Veliajt në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve thotë se ai është vendosur fillimisht në sektorin e observimit më 28 tetor, ndërsa më 29 tetor është takuar me drejtuesit përgjegjës, të cilët kanë dëgjuar pretendimet e tij dhe i kanë dhënë sqarime. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.

Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se janë ndjekur procedurat e zakonshme dhe thekson se vetëm nga 16 deri më 27 tetor janë kryer 24 transferime të tjera.

Sqarimi erdhi pasi Veliaj u ankua dhe e quajti rrëmbim transferimin e tij. Më herët gjatë ditës së enjte në burgun e Fierit u transferua edhe Ergys Agasi.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha