Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Operacion antikontrabandë në Gjakovë, dogana sekuestron 121 telefona

Operacion antikontrabandë në Gjakovë, dogana sekuestron 121 telefona
Foto: reporteri.al

Dogana e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar 121 telefona celularë pa dokumentacion gjatë një operacioni kundër kontrabandës në Gjakovë.

Kontrollet në lokal dhe në banesë

Sipas njoftimit, përveç kontrollit në lokal, verifikimet u zgjeruan edhe në një banesë që pronari i biznesit e përdorte si magazinë për mallrat, ku u gjet gjithashtu një sasi e konsiderueshme telefonash.

“Ndër pajisjet e sekuestruara ka telefona të rinj dhe të përdorur të markës Apple, si dhe telefona Samsung. Në të dyja vendet u sekuestruan gjithsej 121 telefona celularë, të cilët u regjistruan individualisht me numrat identifikues IMEI dhe u vendosën nën mbikëqyrje doganore për trajtim të mëtejshëm sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

DOGANA E KOSOVËS SEKUESTRON 121 TELEFONA CELULARË PA DOKUMENTACION PËRKATËS GJATË NJË OPERACIONI KUNDËR KONTRABANDËS NË GJAKOVË

Gjakovë, 29 tetor 2026

Operacioni dhe mungesa e dokumentacionit

Dogana e Kosovës, përmes njësive të Sektorit të Antikontrabandës, zhvilloi një operacion kontrolli në Gjakovë, gjatë të cilit u sekuestruan 121 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, për të cilët nuk u prezantua dokumentacion që vërteton origjinën dhe përmbushjen e detyrimeve doganore.

Gjatë operacionit, zyrtarët doganorë kontrolluan një biznes që merret me tregtimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike, ku u identifikua një sasi e konsiderueshme telefonash të modeleve të ndryshme.

Përveç kontrollit në lokal, verifikimet u zgjeruan edhe në një banesë që pronari i biznesit e përdorte si magazinë për mallrat. Edhe në këtë vend u gjet një sasi e konsiderueshme telefonash celularë.

Gjatë kontrollit dhe verifikimit fillestar u konstatua se pronari i biznesit nuk kishte dokumentacion që vërtetonte origjinën dhe prejardhjen e ligjshme të pajisjeve, si dhe nuk kishte prova për kryerjen e procedurave të zhdoganimit dhe pagesën e detyrimeve përkatëse doganore.

Ndër pajisjet e sekuestruara ka telefona të rinj dhe të përdorur të markës Apple, si dhe telefona Samsung.

Në të dyja vendet u sekuestruan gjithsej 121 telefona celularë, të cilët u regjistruan individualisht me numrat identifikues IMEI dhe u vendosën nën mbikëqyrje doganore për trajtim të mëtejshëm sipas legjislacionit në fuqi.

Dogana e Kosovës ka nisur procedurat përkatëse për verifikimin e prejardhjes së mallrave, përcaktimin e detyrimeve të mundshme doganore dhe trajtimin e shkeljeve të dyshuara të legjislacionit doganor.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, identifikimin e mallrave pa dokumentacion përkatës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës dhe garantimin e zbatimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha