Kombëtarja e futbollit amator e Shqipërisë e nisi sot rrugëtimin e saj në UEFA Regions’ Cup me ndeshjen e parë të grupit kundër Sllovakisë, e cila u zhvillua në Shtëpinë e Futbollit. Takimi u mbyll me fitoren 6-1 të ekipit sllovak.
Sllovakia shënoi katër gola në pjesën e parë: Palacka në minutën e 25-të, Gáborík në të 28-ën, Urban në të 37-ën dhe Vass nga penalltia në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë arritën të shënonin në minutën e 62-të me Shehun. Sllovakia shtoi edhe dy gola të tjerë, me Urban në minutën e 74-t dhe Michalec në të 76-ën, duke përcaktuar rezultatin përfundimtar 6-1.
Në ndeshjen tjetër të Grupit 6, Piemonte Valle d’Aosta e Italisë fitoi 2-0 kundër NI Eastern të Irlandës së Veriut.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë të grupit të dielën, më 1 nëntor, në “Egnatia Arena”, kundër Italisë.
Kalendari i ndeshjeve, UEFA Regions’ Cup
Intermediate round – Group 6
- NI Eastern 0–2 Piemonte Valle d’Aosta
- West Slovakia 6–1 Albania
- West Slovakia – NI Eastern, 1 nëntor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël
- Piemonte Valle d’Aosta – Albania, 1 nëntor, 14:00, Egnatia Arena
- Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia, 4 nëntor, 13:30, Stadiumi Luz i Vogël
- Albania – NI Eastern, 4 nëntor, 13:30, Egnatia Arena
Burimi: www.balkanweb.com










