Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Të miturit përballë ligjit duhet të mësojnë ta respektojnë atë

Të miturit përballë ligjit duhet të mësojnë ta respektojnë atë
Foto: reporteri.al

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Përgjegjësia personale e të miturve për veprimet që kryejnë, edukimi për të respektuar ligjin dhe fuqizimi i mekanizmave për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna ishin në qendër të diskutimeve në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u shqyrtua nevoja për një plan të përbashkët veprimi mes institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ndal te sfida e sistemit të drejtësisë për të garantuar përgjegjësinë personale të të miturve për veprimet e tyre, duke ruajtur njëkohësisht respektimin e të drejtave të fëmijëve.

Gogu theksoi se qëllimi i sistemit të drejtësisë duhet të jetë që fëmija të dalë nga procesi me një kuptim më të madh të ligjit dhe të respektimit të tij.

“Një fëmijë që përplaset me ligjin duhet të kuptojë sesi ta respektojë ligjin më shumë sesa kur hyri në atë institucion. Ky është qëllimi ynë dhe besoj se ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjithëve”, deklaroi ministri.

Sipas tij, ndërhyrja e sistemit të drejtësisë nuk duhet të çojë në një përkeqësim të sjelljes së të miturit, por duhet ta ndihmojë atë të kuptojë rëndësinë e respektimit të ligjit.

“Jo e kundërta, që të specializohet edhe më shumë sesi ta shkelë ligjin dhe ta përbuzë atë, duke u bërë gjithnjë e më i sofistikuar në shmangien e tij”, u shpreh Gogu.

/gj.m/r.e/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha