Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama paralajmëron orar të ri shkollor deri në orën 17:00

Rama paralajmëron orar të ri shkollor deri në orën 17:00
Foto: albeu.com

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë pasdite se, duke filluar nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.

Zgjatja e ditës shkollore

Sipas Ramës, zgjatja e ditës shkollore do t’u lehtësojë prindërve që punojnë organizimin e orareve të tyre. Ndërkohë, nxënësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete sportive e kulturore, të cilat nxisin edhe ndërveprimin social.

Rama tha se, në bashkëpunim me shoqërinë civile, zgjerimi i aktiviteteve sociale synon të ofrojë mundësi që përfshijnë sportin, kulturën, artet skenike, pikturën, artizanatin dhe fotografinë. Ai shtoi se është parashikuar një buxhet për ditën e zgjatur shkollore dhe se masa do të nisë vitin e ardhshëm, duke u shprehur: “Kemi parashikuar një buxhet që prindërit të punojnë, ndërsa fëmijët do të jenë në shkollë deri në orën 5 të pasdites.”

Konsultime për përdorimin e rrjeteve sociale

Kryeministri njoftoi gjithashtu se do të mbahen konsultime me prindërit dhe mësuesit në lidhje me kufizimet e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha