Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Përgënjeshtrohen pretendimet për shpërblimet te RENEA, çdo efektiv në terren trajtohet sipas VKM-së

Përgënjeshtrohen pretendimet për shpërblimet te RENEA, çdo efektiv në terren trajtohet sipas VKM-së

Në disa artikuj të botuar së voni në media sociale dhe platforma të ndryshme online është raportuar për “konflikte të brendshme në repartin RENEA” dhe për një ndarje të pabarabartë të një bonusi financiar prej 2500 eurosh.

Megjithatë, burime zyrtare brenda vetë repartit special i hedhin poshtë këto pretendime.

Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga këto burime, çdo pjesëtar i RENEA-s që ka qenë i përfshirë në operacione në terren për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë gjatë ngjarjeve të fundit, do të marrë shpërblim në përputhje me parashikimet ligjore.

Ky trajtim financiar bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) “Për shpërblimin e punonjësve të policisë që kanë përballuar ngarkesën e situatave të fundit”.

Burimet saktësojnë se procedura e shpërblimit ndjek kuadrin rregullator në fuqi dhe përfshin të gjithë punonjësit me angazhim operativ, duke hedhur poshtë pretendimet se janë përfshirë vetëm drejtuesit ose kategori të caktuara të stafit mbështetës.

 

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha