Nuk është çdo hap në një marrëdhënie rezultat i një planifikimi të kujdesshëm. Për Selin Bollatin dhe Gimbon, duket se bashkëjetesa ka qenë pikërisht kështu, një zgjedhje që lindi natyrshëm dhe që sot ata po e shijojnë së bashku.
E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”, Selin foli për jetën e saj me partnerin në Tiranë, duke treguar se kjo fazë e re e lidhjes së tyre po shkon mirë. Ajo pranoi se të dy nuk e kishin diskutuar më parë mundësinë për të jetuar bashkë, por rrethanat i çuan drejt këtij hapi pa e vënë re.
“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin e duhur dhe shumë natyrshëm. Nuk kemi thënë se një ditë do të bashkëjetojmë, por ashtu ndodhi”, ka treguar ajo.
Sipas saj, pavarësisht angazhimeve dhe ritmit të ndryshëm që kanë në përditshmëri, shtëpia është vendi ku gjejnë mundësinë të kalojnë kohë së bashku.
“Ne jemi në dy profile të kundërta, të angazhuar. Shtëpia është vendi ku na mbledh. Jemi okej, deri tani është shumë mirë”, u shpreh Selin.
Ajo e konsideron bashkëjetesën një përvojë pozitive, të cilën po e përjeton pa presion dhe pa pritshmëri të vendosura që më parë, duke i lënë marrëdhënies hapësirën për të ecur me ritmin e saj.
Burimi: bordo.al










