Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Anulohet nisja e studentëve të Kosovës drejt protestës në Shqipëri

Anulohet nisja e studentëve të Kosovës drejt protestës në Shqipëri

Nisja e studentëve nga Kosova për t’u bashkuar me protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej disa ditësh është anuluar.

Organizatori i këtij udhëtimi, Jahë Baci, deklaroi se “na ka ardhur një informacion konfidencial” sipas të cilit udhëtimi nuk lejohet dhe se ai vetë pritet të arrestohet në Tiranë.

Baci shtoi se nuk do të ndalen me kaq, pasi sipas tij, do të gjejnë një mënyrë tjetër të lejueshme për t’iu bashkuar protestave të studentëve shqiptarë në Tiranë.

“Na ka ardhur një informacion konfidencial që nuk lejohet të vijmë dhe sidomos mua më pret arrestimi atje. Prandaj nuk e marr përgjegjësinë për të gjithë ata njerëz që vijnë me mua për t’u arrestuar ose për t’u shkaktuar probleme atyre. Kush ka dëshirë të shkojë dhe të solidarizohet me shqiptarët, me gjakun tonë në Shqipëri që po dhunohet, po shkatërrohet rinia, mund të shkojë vetë. Do të shohim ta gjejmë një mënyrë tjetër për të shkuar, në mënyrën që na lejohet. Unë për vete për sot nuk mund të shkoj. Kanë qenë tepër shumë, por i kam kthyer shumicën, kanë pasur të vijnë prej secilit qytet, kanë pasur të vijnë shumë studentë e doktorë që na kanë sjellë maska, por secili me vetura private”, tha ai, raporton KosovaPress.

Gjithashtu, ai tha se thirrjen që studentët nga Kosova të shkojnë në Shqipëri e bëri që studentët e Shqipërisë ta shohin se kanë mbështetje nga populli i Dardanisë.

Studentët shqiptarë prej disa ditësh kanë nisur protesta të dhunshme në rrugët e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha