Detajet e ngjarjes që ndodhi në fshatin Llakatund, ku një lëndë plasëse u vendos në automjetin e një 29-vjeçari, tashmë janë zbardhur.
Operacioni i koduar “Return” është finalizuar.
Dy nga autorët e dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2026, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetasit I. B., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Return”.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:
* Sh. M., 41 vjeç;
* E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.
Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.
Burimi: abcnews.al










