Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Tritol makina e kreut të Njësisë Administrative Shushicë, shoqërohen katër persona

Tritol makina e kreut të Njësisë Administrative Shushicë, shoqërohen katër persona

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një operacion në lidhje me ngjarjen e ditës së hënë, kur automjetit të kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj, iu vendos një sasi e dyshuar lënde plasëse, tritol.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë operacionit janë shoqëruar katër persona, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë vënë në pranga. Personat e ndaluar dhe të arrestuar dyshohet se vijnë nga Tirana.

Në kuadër të veprimeve hetimore, mësohet se policia ka sekuestruar gjithashtu një automjet, i cili mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një burim nga grupi hetimor bëri të ditur se shtetasit nga Tirana kishin mbërritur në Vlorë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rolin e personave të shoqëruar në vendosjen e lëndës plasëse.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha