Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Banorët e BBVK 5 zbulojnë emrat e tyre të vërtetë

Banorët e BBVK 5 zbulojnë emrat e tyre të vërtetë
Foto: privebruto.com

Njëri prej tyre do t’ju habisë! Këta janë emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Prej javësh na janë bërë si të shtëpisë, ua njohim karakteret, historitë dhe madje edhe zakonet, por a i dimë të gjithë emrat e tyre të vërtetë?

Emrat e banorëve të parë

Nisim me Fuegon. Reperi, emri artistik i të cilit në gjuhën spanjolle do të thotë “zjarr”, në të vërtetë quhet Ensar Elshani.

Edhe reperi tjetër i këtij edicioni, Nichi, ka një emër krejtësisht tjetër nga ai me të cilin është bërë i njohur në industrinë muzikore. Ai quhet Bleon Krasniqi. Ndërkohë, emri i plotë i Bejtës është Daors Bejta.

Banorët e tjerë

Regjisorja, të cilën thuajse të gjithë banorët e thërrasin Liki, quhet Arlinda Morina.

Në këtë listë bën pjesë edhe ish-banorja nga Bjellorusia, Olechka, emri i vërtetë i së cilës është Olga Grigorieva.

Por, një tjetër banore është përfolur jo pak për emrin e saj të vërtetë.

Bëhet fjalë për grimieren e njohur, Edita Abazi.

Ndonëse prej vitesh publiku e njeh si Edita, emri i saj në dokumentet zyrtare është Qamile Abazi. Madje, dikur, para se të njihej si Edita, ajo njihej edhe me nofkën Qamki.

Po ju, sa prej këtyre emrave i dinit para se ta shihnit këtë video? /Prive By LS

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha