Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Valdeti dhe Valdrina kërkojnë privatësi në BBVK, pas kërkesës për të hequr kamerat

Valdeti dhe Valdrina kërkojnë privatësi në BBVK, pas kërkesës për të hequr kamerat
Foto: kosovarja-ks.com

Një kërkesë e pazakontë është bërë në shtëpinë e „Big Brother VIP Kosova 5”, këtë herë nga çifti Valdet dhe Valdrina.

Që kur Valdrina iu bashkua bashkëshortit të saj, Valdetit, në këtë rrugëtim televiziv, dyshja kanë kaluar momente të afërta bashkë, duke mos kursyer as shprehjet e dashurisë.

Këtë herë, ata iu drejtuan drejtpërdrejt Vëllait të Madh nga dhoma e rrëfimit me një kërkesë mjaft të pazakontë.

„Vëllai i Madh, na lini të bëjmë seks, hiqni kamerat”, u shprehën ata, duke kërkuar pak privatësi larg syve të kamerave.

Kërkesa e çiftit nuk kaloi pa u vënë re. Mbetet të shihet nëse Vëllai i Madh do ta marrë parasysh dëshirën e tyre për më shumë momente private brenda shtëpisë.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha