Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

A e dini që Dua Lipa ka luajtur në Familja Moderne?

A e dini që Dua Lipa ka luajtur në Familja Moderne?
Foto: privebruto.com

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Dua Lipa ishte shfaqur në një prej serialeve më të dashura nga publiku shqiptar, “Familja Moderne”.

Roli i saj në serial

Plot 22 vjet më parë, artistja shqiptare kishte një rol të vogël në këtë serial humoristik, në një episod të transmetuar më 20 qershor 2004 në Radio Televizionin e Kosovës.

Atëherë, Dua ishte vetëm tetë vjeçe. Në skenën e xhiruar në Londër, ajo luante rolin e shoqes së Robertit, të cilit, gjatë përshëndetjes, i kujtonte të mos harronte detyrat e shtëpisë.

Serialit i rikthehet vëmendja

Ky detaj nga fëmijëria e artistes rikthehet në vëmendje tani, pasi dje RTK-ja njoftoi se “Familja Moderne” do të rikthehet në ekran përmes ritransmetimit të episodeve në formatin HD, çdo të diel, nga ora 20:05.

Suksesi i saj muzikor

Ndërkohë, Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj muzikore.

Së fundmi, artistja shqiptare mori certifikimin e parë Diamant në karrierën e saj, me hitin “Levitating”, i cili është certifikuar 13 herë me Platin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha