Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Valdeti dhe Valdrina shfaqen së bashku në një moment intim

Valdeti dhe Valdrina shfaqen së bashku në një moment intim
Foto: kosovarja-ks.com

Valdeti dhe Valdrina shijojnë momente relaksi në vaskë

Çifti Valdet dhe Valdrina kanë shijuar disa momente relaksi së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Dyshja ka kaluar një kohë larg pjesës tjetër të banorëve, duke shijuar një vaskë të ngrohtë me shkumë dhe duke krijuar disa momente intime në ambientet e shtëpisë më të famshme në vend.

Valdrina iu bashkua bashkëshortit të saj, Valdetit, në këtë aventurë televizive të hënën, pasi ai deri në atë moment kishte vazhduar garën i vetëm.

Tashmë, çifti i njohur për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale do të përballet së bashku me sfidat dhe dinamikat e lojës, pasi në “Big Brother VIP Kosova 5” ata konsiderohen si një konkurrent i vetëm.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha