Një detaj interesant nga jeta e banorëve të Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Valdrina dhe ish-finalistja e këtij formati, Xheneta Fetahu, janë kushërirë dhe vijnë nga i njëjti vend, sipas Prive By LS.
Valdrina hyri të dielën në shtëpinë e BBVK-së për të qëndruar për 24 orë me Valdetin, por vizita e saj mori një kthesë tjetër.
Pasi Valdeti arriti t’i shpëtojë eliminimit, mbrëmjen e kaluar Valdrina u bë zyrtarisht banore e shtëpisë.
Kështu, dyshja do të vazhdojë garën së bashku, duke konkurruar si një banore e vetme në këtë edicion të BBVK-së.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









