Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, dërgohet në Gjykatën e Pejës

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, dërgohet në Gjykatën e Pejës
Foto: gazetaexpress.com

Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në Gjykatën Themelore në Pejë, nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Seanca fillestare në gjyqin ndaj tij për kanosje është paralajmëruar për orën 13:00.

Shtyrja e seancës së mëparshme

Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar më herët se seanca e 12 nëntorit ishte shtyrë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, gjykata kishte aprovuar shtyrjen e seancës.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha