Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Denada Seferi, në “News Line” në ABC News, foli për rëndësinë e buxhetit 2027, mbështetjen për të rinjtë, çiftet e reja, pensionistët, si edhe programet për strehimin.
Programi i mbrojtjes sociale
Seferi theksoi se programi i mbrojtjes sociale do të shtrihet në të gjitha fazat e jetës, nga lindja deri në moshën e tretë. Një nga risitë e përmendura prej saj është parashikimi i përfitimeve mujore për familjet me fëmijë deri në moshën 5-vjeçare.
Sipas zëvendësministres, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe fëmijëve me aftësi të kufizuara, përmes mbështetjes për rehabilitimin dhe shërbimet e nevojshme, si dhe për kujdestarët e tyre. Ajo bëri të ditur se parashikohet dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara deri në moshën 18 vjeç.
Profesionistët dhe planet për fëmijët e rinj
Gjithashtu ajo theksoi se do të ketë profesionistë në çdo sektor, si dhe në fokus janë edhe plane veprimi për fëmijët dhe të rinjtë. “Kemi hartuar në mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar, janë 13 nisma prioritare për fëmijët dhe të rinjtë, flitet për sigurinë online për një buxhet të posaçëm, do të kemi një pasaportë të vullnetarizmit të tyre…”, tha ajo.
/abcnews.al/
Burimi: abcnews.al










