Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

SHBA bllokon dërgimin e 60 raketave Patriot për Ukrainën

SHBA bllokon dërgimin e 60 raketave Patriot për Ukrainën
Foto: ata.gov.al

WASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-ANSA/- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka bllokuar dorëzimin e rreth 60 raketave interceptuese “PAC-3” dhe “PAC-2” për Ukrainën, megjithëse ato ishin miratuar më parë nga SHBA-ja.

Sipas gazetës “Financial Times”, raketat janë ende në pritje të miratimit nga Pentagoni për t’u dërguar në Ukrainë.

Disa prej tyre ndodhen tashmë në depot ushtarake të vendeve evropiane.

Meqenëse raketat “Patriot” prodhohen në Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni duhet të japë autorizimin për eksportin dhe rieksportin e tyre, edhe kur ato ndodhen në depot e vendeve evropiane.

Bllokimi i dërgesës rrezikon të vonojë furnizimin e Ukrainës me municione të rëndësishme për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore “Patriot”, të cilat përdoren për të interceptuar raketat dhe kërcënimet ajrore ruse.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha