Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e radhës.
Kështu, Bordi i Transparencës, në datë 24 nëntor 2026, vendosi:
Çmimet e nënprodukteve të naftës
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 nuk duhet të kalojë 195 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 183 lekë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë të standardit SSH EN nuk duhet të kalojë 159 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 147 lekë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz është 69 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë për automjetet është 57 lekë për litër.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 99 lekë për litër.
Hyrja në fuqi dhe detyrimet e operatorëve
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 24 nëntor, në orën 14.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
I kujtojmë çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës detyrimin për zbatimin e këtij vendimi.
Në rast shkeljesh të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Roli i institucioneve
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të angazhuara për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Burimi: euronews.al










