Më 18 nëntor u ndërrua jetë Floranta Radogoshi, motra e aktorit të njohur të humorit, Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili.
Lajmin e vdekjes e bëri të ditur vëllai, Halil Radogoshi, me një postim në Facebook, ku njoftoi familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Lamtumira e mbesës në TikTok
Pas këtij lajmi, mbesa e të ndjerës, Granita Radogoshi, ndau një postim në TikTok me të cilin i dha lamtumirën hallës së saj.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin fjalët e drejtpërdrejta të Granitës. Krahas dhimbjes, ajo përmendi edhe padrejtësi që, sipas saj, i ishin bërë në të kaluarën.
“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë, por vdekjen tënde nuk po mund ta përballoj”, shkroi ajo krahas fotografisë së Florantës.
Më pas, Granita përmendi edhe familjarët e saj të ndjerë, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:
“Lamtumirë hallë e mi përqafo fort babin, mamin e Tinën”.
Përmes këtij mesazhi, Granita lë të kuptohet se marrëdhënia me hallën kishte pasur edhe mosmarrëveshje. Ajo nuk dha detaje për rrethanat apo ngjarjet ku i referohet.

/Prive By LS
Burimi: privebruto.com









