Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Drejtoresha e FSDKSH Suela Popa: Angazhim i përbashkët për ruajtjen e integritetit të skemës së rimbursimit të barnave

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi një takim me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, në fokus të forcimit të bashkëpunimit institucional për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator nga subjektet farmaceutike që operojnë në skemën e rimbursimit të barnave.

Drejtoresha e FSDKSH Suela Popa: Angazhim i përbashkët për ruajtjen e integritetit të skemës së rimbursimit të barnave

FSDKSH dhe Urdhri i Farmacistëve: Forcim i bashkëpunimit për zbatimin e rregullave të skemës së rimbursimit

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi një takim me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. Në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit institucional për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator nga subjektet farmaceutike që operojnë në skemën e rimbursimit të barnave.

Gjatë takimit u diskutuan problematikat kryesore të evidentuara nga kontrollet e fundit në terren, duke theksuar rëndësinë e adresimit të menjëhershëm të tyre nga subjektet farmaceutike, në përputhje me detyrimet ligjore.

Në këtë kuadër, Urdhrit të Farmacistëve iu kërkua të marrë një rol aktiv në ndërgjegjësimin dhe vetërregullimin e profesionistëve dhe subjekteve që përfaqëson, duke shfrytëzuar një periudhë 1–2-javore për të identifikuar dhe korrigjuar problematikat e konstatuara dhe për të garantuar përmbushjen e kërkesave ligjore.

FSDKSH do të vijojë pa ndërprerje ushtrimin e funksioneve të kontrollit dhe monitorimit, përmes strukturave të tij përgjegjëse, me qëllim garantimin e përdorimit të drejtë dhe transparent të fondeve publike, parandalimin e abuzimeve dhe sigurimin që çdo recetë dhe çdo lek i rimbursuar të jetë në funksion të pacientit dhe nevojave të tij për trajtim.

Respektimi i rregullave të skemës nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi profesionale dhe etike ndaj pacientëve dhe interesit publik.

FSDKSH mbetet i vendosur të forcojë mekanizmat e kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies, duke e konsideruar bashkëpunimin me organizmat profesionalë një element të rëndësishëm në mbrojtjen e qëndrueshmërisë dhe integritetit të skemës së rimbursimit.

Të fundit Të gjitha