Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Ibrahimaj: Integrimi në tregun europian sjell mundësi për biznese konkurruese

Ibrahimaj: Integrimi në tregun europian sjell mundësi për biznese konkurruese
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Shqipëria synon të jetë pjesë aktive e Tregut Unik Evropian, duke e parë integrimin evropian si një mundësi konkrete për rritjen e investimeve, forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 23-të të Forumit Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum), ku diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, investimet dhe mundësitë që ofron integrimi në Tregun Unik Evropian.

Bashkëpunimi rajonal dhe zinxhirët e prodhimit

Në panelin “Common Vision for a Longstanding Economic Cooperation” (Vizion i përbashkët për një bashkëpunim ekonomik afatgjatë), Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, lehtësimit të tregtisë dhe përfshirjes së bizneseve të rajonit në zinxhirët evropianë të prodhimit dhe furnizimit.

Reformat për klimën e biznesit

Ministrja theksoi në fjalën e saj se Shqipëria po avancon në procesin e integrimit evropian përmes reformave që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e inovacionit.

Ibrahimaj nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe integrimi në tregun evropian krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, rritjen e investimeve dhe zgjerimin e pranisë së bizneseve vendase në tregjet evropiane.

Ibrahimaj: Integrimi në tregun europian sjell mundësi për biznese konkurruese
Ibrahimaj: Integrimi në tregun europian sjell mundësi për biznese konkurruese

1 nga 3


/e.xh/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha