Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

AZHBR dhe IPARD II financojnë zgjerimin e fermës blegtorale në Grabjan

AZHBR dhe IPARD II financojnë zgjerimin e fermës blegtorale në Grabjan
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vazhdon mbështetjen financiare për fermat bujqësore përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, e cila ka një buxhet prej 52 milionë eurosh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga një fermë blegtorale në Grabjan të Lushnjës, e cila ka përfituar mbështetje nga kjo skemë dhe nga fondet IPARD II.

Ferma në Grabjan

“Me një eksperiencë që prej vitit 1998, Vjen SHPK administron një fermë me rreth 1,600 krerë gjedhë. Me mbështetjen e AZHBR-së, përmes programit IPARD II dhe Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ferma vazhdon modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve blegtorale”, u shpreh Rama.

Pagesat për fermerët

Në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, janë autorizuar mbi 34,000 pagesa për fermerët përfitues, ndërsa procesi i kalimit të fondeve në llogaritë e tyre bankare vazhdon.

Mbështetja përmes Skemës Kombëtare vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në përkrahjen e fermerëve dhe aktivitetit të tyre bujqësor, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit në të gjithë vendin.

Ndër masat kryesore përfshihet rritja e pagesës për krerë në blegtori dhe bletari, ulja e pragut minimal të tufave për përfitim, si dhe mbështetja e re për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore.

/m.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha