WASHINGTON, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Iranit po përballet me një nga “kolapset më të shpejta në histori”, ndërsa sanksionet amerikane po bëhen gjithnjë e më të ashpra, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.
Parashikimi i Bessent për ekonominë iraniane
Në një intervistë për televizionin “Fox News”, dje në mbrëmje, Bessent tha se pret që ekonomia iraniane të tkurret me 25% gjatë periudhës nga marsi 2026 deri në marsin 2027.
“Ky është izolimi më i madh ekonomik në historinë e botës i vendosur ndaj një vendi të vetëm”, u shpreh ai.
Largimi nga rezidenca e tij
Bessent konfirmoi gjithashtu raportimet se ishte larguar nga rezidenca e tij private në Uashington, pas kërcënimeve të pretenduara nga Irani, duke thënë se niveli i rrezikut ishte tepër i lartë për të qëndruar aty.
Ai nuk bëri të ditur vendndodhjen e re, por mediet amerikane raportuan se është zhvendosur në një bazë ushtarake.
Presioni ekonomik dhe sanksionet
Me udhëzimin e presidentit Donald Trump, Bessent ka rritur presionin ekonomik ndaj Teheranit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj mbështetësve të Teheranit, përfshirë banka, individë, kompani dhe kompani ajrore. //a.i/
Burimi: ata.gov.al










