Një konflikt mes dy të burgosurve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor.
Materialet procedurale janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Autori akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.
Burimi: abcnews.al









