Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ndeshja Austri-Kosovë, ndër më të ndjekurat në Ligën e Kombeve

Ndeshja Austri-Kosovë, ndër më të ndjekurat në Ligën e Kombeve
Foto: albeu.com

Përballja mes Austrisë dhe Kosovës në Vjenë ishte një nga ndeshjet me numrin më të lartë të shikuesve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Edhe pse Kosova humbi nga Austria, tifozët shqiptarë përbënin rreth 50 për qind të publikut në stadium.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Football Ranked”, ndeshja Austri-Kosovë është pjesë e listës së sfidave më të ndjekura të këtij edicioni. Stadiumi ishte i mbushur në masën 94 për qind, me 47 mijë tifozë të pranishëm.

Në krye të renditjes është ndeshja Angli-Spanjë, e ndjekur nga 84 mijë e 525 tifozë. Pas saj vjen Angli-Kroaci, me 80 mijë e 484 të pranishëm.

Të martën, Kosova do të luajë kundër Irlandës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të Ligës së Kombeve.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha