Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Rama në Bruksel takon Antonio Costa në Forumin e BE-së

Rama në Bruksel takon Antonio Costa në Forumin e BE-së
Foto: shqiptarja.com

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën „Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Fokusi i forumit

Forumi do të përqendrohet te progresi i vendeve kandidate, Paketa e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektiva e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temën „Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”.

Takimet në Bruksel

Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha