Një burrë 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.
I ndjerë, banues në Paskuqan, nuk kishte shenja dhune në trup. Dyshimet paraprake janë se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Automjeti ku u gjet ishte në pronësi të vëllait të tij. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan.
Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Burimi: top-channel.tv










