Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Çfarë parashikojnë bastet për Bjellorusi – Shqipëri

Çfarë parashikojnë bastet për Bjellorusi – Shqipëri
Foto: lajmifundit.al

Kompanitë ndërkombëtare të basteve e shohin Shqipërinë si favoritja e qartë për të marrë tre pikët.

Kuotat dhe parashikimet

Sipas kuotave të publikuara, fitorja e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 2.00, duke i dhënë skuadrës sonë rreth 50% shanse për sukses.

Nga ana tjetër, barazimi, rezultat që gjithashtu i shërben objektivit të Kombëtares, kuotohet me 3.38, ndërsa një fitore e mundshme e Bjellorusisë shihet si skenari më pak i mundshëm, me koeficientin e lartë 4.40.

Parashikimet për ndeshjen

Ekspertët e basteve parashikojnë një sfidë të ekuilibruar dhe me kujdes të lartë taktik, ku opsioni “Nën 2.5 gola” ka kuotën 1.70. Sa i përket golashënuesve të mundshëm, sulmuesi Rey Manaj kryeson listën si kandidati kryesor për të gjetur rrugën e rrjetës, i ndjekur nga Cristian Shpendi dhe Arbër Hoxha.

Kujtojmë se Shqipëria e kryeson grupin me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë, dhe në ndeshjen e parë në Tiranë kuqezinjtë triumfuan pastër me rezultatin 2-0.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha