Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Shqipëria fiton, dhe tifozët dalin në rrugë me festë

Shqipëria fiton, dhe tifozët dalin në rrugë me festë
Foto: top-channel.tv

Shqipëria e mbylli edicionin e Ligës së Kombeve në mënyrën më të mirë, duke fituar 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest. Me këtë fitore, kuqezinjtë siguruan vendin e parë në grup, ngjitjen në Ligën B dhe kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Pas këtij suksesi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij. Ai ka përgëzuar futbollistët dhe stafin teknik për paraqitjet, karakterin dhe përkushtimin e treguar gjatë edicionit.

Duka e cilëson rrugëtimin si fantastik dhe thekson se humbja në Helsinki ndaj Finlandës është i vetmi rezultat që, sipas tij, nuk ishte i merituar. Ai vlerëson gjithashtu ndryshimin e dukshëm të Kombëtares krahasuar me paraqitjet e muajit qershor, duke shprehur besimin se suksese të tjera do të vijnë në vazhdim.

Në fund të mesazhit, presidenti i FSHF-së përmend arritjet historike të ekipit: vendin e parë në grup, ngjitjen në Ligën B, kualifikimin në fazën tjetër dhe një rekord të ri prej 15 pikësh të grumbulluara dhe 12 golash të shënuar.

Reagimi i plotë i Armand Dukës

Sonte duhet vetëm të festojmë!

Shqipëria fiton, dhe tifozët dalin në rrugë me festë

Një edicion fantastik i Nations League! Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit.

Një falënderim dhe urim i veçantë edhe për stafin teknik, për përkushtimin dhe punën e bërë, që u reflektua në një Kombëtare më të fortë, më bindëse dhe me rezultate krejt të tjera nga ato të qershorit. Nga kjo skuadër presim të njëjtin karakter, të njëjtën dëshirë dhe të tjera suksese në vazhdim.

Sonte duhet vetëm të festojmë! Vendin e parë në grup, kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, ngjitjen në Ligën B dhe një rekord të ri për Kombëtaren tonë: 15 pikë të grumbulluara dhe plot 12 gola të shënuar në një edicion të Ligës së Kombeve!

Urime Shqipëri, urime shqiptarë! Sonte duhet vetëm të festojmë!

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha