Pavarësisht se Erling Haaland është nën një kontratë afatgjatë me Manchester City-n deri në vitin 2034, zërat për largimin e tij nga “Qytetarët” janë të shumtë, sidomos nëse klubi dënohet në fund të sezonit për 114 akuzat për të cilat është shpallur fajtor.
Parashikimi i Scholes për Haaland
Paul Scholes, ish-ylli i Manchester United dhe i Anglisë, ka bërë një parashikim të bujshëm për të ardhmen e Haaland, në podkastin “The Good, The Bad & The Football”.
“Barcelona… edhe pse ai duket si një lojtar që do t’i përshtatej Real Madridit dhe mund ta imagjinoj fare mirë me fanellën e ‘Klubit Mbretëror’, mendoj se ai do të kalonte te Barcelona”, tha Scholes.
Një largim i vështirë
E vetmja mënyrë që Haaland të largohet nga Man City është vetëm në rast dënimi ekstrem, siç mund të jetë zbritja nga kategoria. Përndryshe, duket e vështirë që ai të largohet nga “Qytetarët”, të paktën verën e ardhshme.
Burimi: telesport.al










