Avokati Bledar Dervishaj thotë se ka gjyqtarë që punojnë me një ngarkesë të madhe, ku u duhet të bëjnë edhe 24 gjyqe në ditë, situatë që sipas tij nuk është normale.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Dervishaj tha se reforma në drejtësi nuk funksionoi për shumë qytetarë, pasi sollë dëme në raport me kohën e marrjes së drejtësisë dhe cilësinë e saj.
Strukturat e posaçme dhe afatet e reformës
“Ne shkuam shumë vite me struktura të posaçme. Ka një mandat të caktuar, arritjen e një qëllimi, objektivi dhe pastaj kur do kalojmë në normalitet. Sa është kjo kohëzgjatja e strukturave të posaçme? Edhe ky filtër vlerësimi do kalojë. Po shkojmë te viti i 9 i prokurorëve të parë. Organi nuk ka kufizim në kohë, por prokurorët e kanë”, theksoi ai.
Ngarkesa e gjyqtarëve dhe cilësia e drejtësisë
Dervishaj pyeti se si ndihen qytetarët që besuan se reforma do të bëhej në favor të tyre, dhe që sipas tij sollë më shumë dëme sesa përfitime. “Këta gjyqtarë punojnë me një lloj ngarkese. Duhet t’u thuash faleminderit. Të bësh 24 gjyqe në ditë nuk është normalitet. Me këtë ngarkesë do çedosh te cilësia, se nuk ke çfarë bën”, përfundoi ai.
/abcnews.al
Burimi: abcnews.al










