Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Beqiri: Vetingu vlerësoi vetëm pasurinë, jo integritetin moral e profesional

Beqiri: Vetingu vlerësoi vetëm pasurinë, jo integritetin moral e profesional
Foto: abcnews.al

Avokati Idajet Beqiri thotë se drejtësia në Shqipëri ka qenë e korruptuar, dhe procesi i vetingut u realizua për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se procesi i vetingut në fillim pati efekte, por më pas degjeneroi.

Vetingu dhe kriteret e vlerësimit

Sipas avokatit, për gjyqtarët nuk u vlerësua integriteti moral dhe profesional, por vetëm kriteri i pasurisë.

“Ne, sistemin e drejtësisë e kishim të korruptuar. Nuk jepej drejtësi. Kishte degjeneruar deri në atë shkallë, gjyqtari kur mbaronte hetimin gjyqësor, thoshte trupi gjykues tërhiqet për të ndarë fitimin. Ishte katandisur në këtë shkallë. Kjo bëri që të shtrohej si problem parësor, që ky vend të bëhej me drejtësi. Vetingu, që do pastronte sistemin, pati efekte. Një pjesë e mirë e tyre, ikën vetë. Procesi i vetingut, pastaj degradoi, degjeneroi. Megjithëse ishin tre kritere që do shikonin tek gjyqtarët, integritetin moral dhe atë profesional, nuk u morën fare. Ishin thjesht kontabilistë. Kontabiliteti në Shqipëri, nuk nxjerr askund, ne kemi qenë ekonomi e zezë.”

Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve

Për rrjedhojë, sipas Beqiri, kanë ikur shumë prokurorë dhe gjyqtarë që duhet të ishin në sistem. Ai thotë se edhe emërimi në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në Gjykatën e Lartë e institucione të tjera, bazohet në kritere politike dhe jo në zgjedhjen e juristëve më të mirë të vendit.

“Ne e dimë sesi zgjidhet Gjykata Kushtetuese dhe çfarë kriteresh u vendos atje. Ata janë politikë, nuk shkojnë më të aftit”, theksoi ai.

/abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha