Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Hazizaj: Gjykata Kushtetuese nuk ka treguar vullnet për t’u përmirësuar

Hazizaj: Gjykata Kushtetuese nuk ka treguar vullnet për t’u përmirësuar
Foto: abcnews.al

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lejuar praninë e vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në mbledhjet e saj vendimmarrëse ka ngjallur debat mbi kufijtë e monitorimit ndërkombëtar dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, avokati Sokol Hazizaj e ka cilësuar këtë zhvillim si një situatë alarmante, duke theksuar se Shqipëria ka pranuar vetë zgjerimin e rolit të ndërkombëtarëve në sistemin e drejtësisë.

Shqetësimi për kushtetutshmërinë e vendimit

Sipas tij, lejimi i ONM-së për të monitoruar edhe Gjykatën Kushtetuese është një veprim që ngre pikëpyetje serioze kushtetuese, ndërsa paralajmëron se monitorimi mund të shtrihet edhe në institucione të tjera të rëndësishme të vendit.

Reforma në drejtësi dhe logjika e monitorimit

“Flamuri i reformës në drejtësi ka qenë ‘o sot, o kurrë’. Sepse u referohej vonesave në proceset gjyqësore, prandaj dhe populli qe dakord. Në ndryshimet kushtetuese një nga prioritetet e reformës në drejtësi ka qenë monitorimi nga të huajt. Këto kushte dhe për mua nuk është fare çudi që “ONM” të marrë Gjykatën Kushtetuese, nesër Kryeministrin e Kuvendin e kështu me radhë, sepse ka qenë koncepti i monitorimit. K

y është një produkt dhe një shërbim që ne ia kemi kërkuar vetes. Deri ku do të shkojë monitorimi?! Monitorimi është një mocion i madh, që nga veshja dhe deri të brendshmet. Ne monitorohemi në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Jemi të gjithë të përgjuar. Gjykata Kushtetuese në opinionin tim, nuk ka treguar asnjëherë, në çështjet që ka trajtuar me karakter politik një vullnet të mbarë kushtetues. Të gjithë janë “g”. Në këto kushte, të nxjerrë Gjykata Kushtetuese një urdhër për të monitoruar veten në kundërshtim me Kushtetutën, kjo është më shumë se të vësh duart në kokë”, tha avokati.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha