Skuadra e San Antonio është në formë të mirë këtë sezon në NBA, duke shënuar sot fitoren e 10-të radhazi. Spurs mundën Utah Jazz 110-102 jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Dylan Harper me 31 pikë.
Edhe Lakers vazhdojnë me fitore, duke mposhtur Phoenix 131-123 në shtëpinë e kundërshtarit dhe shënuan suksesin e tetë radhazi. Një tjetër ndeshje e shkëlqyer për Luka Doncic, autor i 43 pikëve. Fitojnë edhe Clippers, që falë 27 pikëve të Garland mundën Charlotte 113-105.
Pas kohës shtesë fitojnë kampionët e New York, që mundën Toronto 112-108, ndeshje ku Brunson dhe Towns realizuan nga 28 pikë secili. Ndërsa Philadelphia, falë 31 pikëve të Jaylen Brown, mundi Indiana 131-124.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Indiana, 131-124
Phoenix – Lakers, 123-131
Clippers – Charlotte, 113-105
Utah Jazz – San Antonio, 102-110
Boston – Dallas, 131-94
Toronto – New York, 108-112
Washington – Houston, 119-147
Milwauke – Atlanta, 106-113
Sacramento – Oklahoma, 103-125
Burimi: telesport.al









