Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Pistons fitojnë në dy kohë shtesë me rekord të Cunningham

Pistons fitojnë në dy kohë shtesë me rekord të Cunningham
Foto: abcnews.al

Kejd Kaningem nuk është një nga emrat më të mëdhenj në NBA. Kur thuhet Kejd Kaningem, kemi parasysh një basketbollist të talentuar dhe të shkathët, padyshim shumë i aftë, por jo një Doncic, Jokic, Shei apo Adetokumbo, për t’i dhënë disa shembuj.

Megjithatë, ky lojtar 25-vjeçar nga Teksasi pati mbrëmjen e tij në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Rekord historik në fitoren e Pistons

Në sfidën shumë të ashpër, që Detroit Pistons e fitoi me rezultatin 144-140 në fushën e Uashingtonit, ai vendosi një rekord historik.

Shënoi 52 pikë, shërbeu 11 asistime, kapi 5 topa në tabelë dhe shtoi nga një vjedhje topi dhe një bllokim gjuajtjeje.

Gjithë kjo, pa e humbur topin asnjëherë, diçka që ndodh rrallë në NBA.

Një rekord që askush tjetër nuk e ka arritur

Kaningem u bë lojtari i parë në historinë e basketbollit amerikan me të paktën 50 pikë, 10 asistime dhe asnjë humbje topi në një ndeshje.

Nuk e kanë arritur as Çembërlen, as Xhabar, Bërd, Mexhik Xhonson, Majkëll Xhordan apo Lebron Xhejms.

Ai arriti edhe rekordin personal të pikëve, pasi rekordi i mëparshëm ishte 46 pikë, të shënuara vitin e kaluar, sërish ndaj Uashingtonit.

Kaningem po luan një sezon shumë të mirë për Detroitin, duke shënuar mesatarisht 25 pikë për ndeshje, një nga më të dalluarit këtë vit.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha