Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

NATO-s do të mbahet në Tiranë, Aleanca do të përcaktojë datën

NATO-s do të mbahet në Tiranë, Aleanca do të përcaktojë datën
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se vendimi për t’i dhënë Tiranës organizimin e samitit të radhës të NATO-s nuk ka ndryshuar.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, MIA thekson se deklarata e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë kishte të bënte vetëm me kohën kur do të mbahet samiti dhe jo me heqjen ose ndryshimin e vendimit që Shqipëria të jetë vendi pritës.

MIA: Vendimi për samitin në Tiranë

MIA theksoi se përcaktimi i vitit dhe i datës së mbajtjes së samitit bëhet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

“Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë. Ky vendim mbetet i pandryshuar. Sa i përket vitit dhe datës së zhvillimit të samitit, ato përcaktohen përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve aleate në Këshillin e Atlantikut të Veriut”, sqaroi MIA.

“Deklarata e djeshme e Kryeministrit është një sqarim mbi kohën e zhvillimit të Samitit dhe jo një përgënjeshtrim i vendimit për organizimin e tij në Shqipëri. Tirana si vend pritës është e konfirmuar. Koha e zhvillimit përcaktohet nga vetë Aleanca”, përfundoi Agjencia për Media dhe Informim.

/m.q/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha