Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama në Bruksel për zgjerimin e BE-së dhe takime me liderët evropianë

Rama në Bruksel për zgjerimin e BE-së dhe takime me liderët evropianë
Foto: top-channel.tv

Kryeministri Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel

Kryeministri Rama do të marrë pjesë ditën e hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Fjala në panelin për zgjerimin

Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha