Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Shoferi i autobusit arrestohet për kontrabandë mallrash në Kapshticë

Shoferi i autobusit arrestohet për kontrabandë mallrash në Kapshticë
Foto: euronews.al

Policia Kufitare e Kapshticës ka zbuluar dy raste të dyshuara të kontrabandës së mallrave gjatë kontrolleve në vijën e dytë. Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.

Kontrolli i autobusit me mallra të dyshuara

Gjatë kontrollit në autobusin që drejtohej nga shtetasi Sh. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, policia gjeti cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.

Ndërsa në autobusin e drejtuar nga shtetasi M. G., 29 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë, u gjetën steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Sekuestrimi dhe referimi në prokurori

Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha