Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, reagoi ashpër ndaj anulimit të takimit në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, dhe kërkoi që kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës të japin llogari.
Arsyet e anulimit
Në një postim, Rama përmendi arsyet e theksuara në njoftimin zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilat çuan në anulimin e takimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare. Sipas tij, bëhet fjalë për mungesën e përgjigjeve, detyrimet e lëna pa përmbushur dhe moskonfirmimin e delegacionit brenda afatit të përcaktuar.
Shqetësimi dhe kritika
Rama shprehu shqetësim për zhvillimet dhe tha se takimi do të shërbente si një nga përpjekjet e fundit për të shmangur rrezikimin e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive në Kosovë.
“Pas gjithë paralajmërimeve, u anulua edhe takimi ku duhej të bëhej përpjekja e fundit për t’ua ruajtur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike. Ky është skandal dhe turp për shtetin tonë”, përfundoi Rama.
Burimi: www.albeu.com









